Friday, October 31, 2014

KESHTU APO ASHTU?? Dasem moderne apo tradicionale??

Nje nga rubrikat qe do te trajtoj ne blogun tim e kam quajtur thjesht KESHTU APO ASHTU. Dilema te perditshme, dilema shoqerore dhe familjare. Ta bejme keshtu apo ashtu? Brune apo bjonde? Diete apo palester? Shkolle e pergjithshme apo profesionale?
Dasem moderne apo tradicionale? Apo mos bejme dasme fare? Ne fakt ky frymezim me erdhi sepse kohet e fundit ne familjen time kam pasur shume dasma, por me teper sepse vete jam ne planifikim e siper te dasmes time dhe si nje vajze detajiste dhe ndoshta pak enderrimtare, jam cdo dite ne kerkim te detajeve te vecanta per diten time me te rendesishme. E marr persiper te shkruaj per kete teme sepse jam dhe vete brenda fushes. Se bashku me mamane time drejtojme nje dyqan ne te cilin ofrojme veshje popullore me qera dhe cdo dite (me teper gjate sezonit te veres) jemi ne kontakt me familjare dhe cifte qe jane ne organizim e siper te dasmes se tyre.
Dasem moderne apo tradicionale? Shume e veshtire ne fakt. Personalisht do me pelqente nje nderthurje mes te dyjave. Me pelqejne shume dasmat e tradites shqipetare. Ato dasmat e medha me shume te ftuar, me 'shoqnin' qe i jep lezetin dasmes, dhendri qe merr nusen te djelen , krushqit, por mbi te gjitha muzika. Muzika e bukur shqipetare, vallet tona te mrekullueshme. Nuk i rezistoj dot kurre nje muzike popullore. Megjithate vitet e fundit dasma tradicionale shqipetare ka pesuar disa ndryshime. Nuk marr persiper te njoh ne detaje traditat e cdo zone, por i njoh mjaft mire ato te krahines time. Ne fakt keto tradita kane vetem ndryshime ne detaje te vogla ne zona te ndryshme.
Ne pergjithesi dasmat tradicionale zgjasin me dite. Dita e enjte eshte dita e pajes. Sipas tradites familja e nuses duhet te pergatise nje paje per vajzen e saj ku mund te perfshihen veshje personale, orendi te vogla shtepiake, dhurata te ndryshme per shtepine e re ku cifti do te nise jeten bashkeshortore. Ajo cfare ndodh eshte qe nje nga zonjat e familjes i tregon te ftuarve kurioze pjese nga paja dhe ne nje moment te caktuar vijne familja e djalit dhe merr pajen. Realisht kjo eshte nder pjeset e vetme qe nuk me pelqejne ne dasmat tradicionale dhe personalisht nuk do ta ndjek si tradite ne dasmen time. Pse duhet t'ua tregoj te gjitheve veshjet e mia apo orendite e mia??
Per te vazhduar me tej me diten e premte, ahengu i vajzes ose nata e valleve. Mlidhen njerez nga i gjithe fisi ne shtepine e vajzes, bejne vizitat e rastit, dhurata, pershendetje dhe mbi te gjitha muzike, kercim, hare. Dhe e shtuna eshte dita kur familja e vajzes zhvillon ceremonine e dasmes, sepse ne dasmat tradicionale zhvillohen dy ceremoni: ajo e vajzes te shtunen dhe e djalit te djelen. Dita e madhe; e djela, kur dhendri vjen dhe merr nusen. Me perpara e merrte me pajton, sot me X6 :p Dhe ne fund ceremonia e dasmes se madhe te dites se djele me familjaret e djalit. Kjo eshte pak a shume nje panorame e permbledhur e menyres se si zhvillohen dasmat tradicionale ne vendin tone.
Por cfare ndodh ne dasmat moderne. Ciftet qe zgjedhin te bejne nje dasem moderne nuk e zgjasin aq shume me ceremonite. Dasma behet vetem ne nje dite, ne nje ceremoni te perbashket me familjaret me te aferm dhe me miqte e tyre. Ka cifte qe nuk i shmangen tradites se marrjes se nuses nga shtepia prej dhendrrit, ka dhe te tjere qe nuk e bejne fare per arsye te ndryshme. Paja eshte nje term i panjohur ne dasmat moderne ashtu si dhe nata e valleve. Mund te behet nje nate e vecante me shoqerine ose disa cifte zgjedhin te bejne ceremonine e celebrimit nje dite para dasmes, duke zgjedhur nje vend te vecante si buze detit, ne vende historike apo ne nje vend qe ka nje kuptim te vecante per ciftin. Pa harruar naten e cmendur te beqarise. :)
Ku jam une ne kete mes?? Personalisht do me pelqente nje miksim mes te dyjave. Jam per nje dasem tradicionale, me nota te modernes. E dua pa fund nje ceremoni te kendshme celebrimi buze detit, ne perendim te diellit dhe e dua pa diskutim nje nate te hareshme vallesh ku te gjithe kercejne deri ne oret e para te mengjesit. Persa i perket ceremonive te dasmes mendoj qe cdo cift duhet ta bej zgjedhjen e tij ne baze te numrit te te ftuarve dhe ambjentit ku zhvillohet dasma. Ndersa kur behet fjale per muziken, nuk bej kompromis, muzike popullore (preferoj dibrane sigurisht). Megjithate do t'i lejoja vetes dhe te ftuarve te mi dhe kenaqesine e muzikes te lehte italiane, ndoshta dhe shqipetare.  Pra edhe keshtu edhe ashtu. :P
Sigurisht gjithcka eshte ne dore te ciftit dhe deshires se tyre, por do t'i keshilloja te gjitha ciftet qe po planifikojne dasmen e tyre te merrnin pak parasysh dhe deshirat e prinderve te tyre, sepse ju garantoj qe ne sallen e dasmes ate dite nuk do te kete njeri tjeter me te lumtur se sa ata, madje mund te jene dhe me te lumtur se vete cifti. :)
           

                                     Pajtoni tradicional :)

                                     
                                                 
Nje cift modern ne diten e dasmes. Nje torte teper interesante.

                                         Ceremonia e celebrimit ne kete rast zhvillohet nje ore para zhvillimit te ceremonis te dasmes, brenda ambjenteve te lokalit.


                      Salla e dasmes e arreduar ne menyre mjaft moderne.



                                 Ceremoni celebrimi qe zhvillohet ne ambjentet e nje pishine.

                                          Nje cift modern teper interesant :)
       
                              Veshjet popullore tashme po kthehen ne nje trend si ne dasmat tradicionale, por dhe ne ato moderne.

                                         Nje shembull i bukur se si mund ta zgjidhni torten e dasmes tuaj.

Nje menu ku perfshihet modernja dhe tradicionalja.



Dasem ne ambjent te hapur


Gjate nje dasme tradicionale.


Nusja me shoqerueset e saj.

"Pajtonet" modern :)


No comments:

Post a Comment